Loading…
A janë origjinale shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut në Vjenë
  • 12/01/2018 | 14:41

...

A janë autentike shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut? Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave nxjerr sot disa dokumente për të hedhur dritë mbi pergjigjen e kësaj pyetjeje.


Ja çfarë shkruajnë Arkivat

Në tetor të vitit 1942, Sekretari i Partisë Fashiste Shqiptare, Kolë Bib Mirakaj, i propozon drejtorit të Institutit të Studimeve Shqiptare, Mustafa Merlika-Krujës, që me rastin e festimit të 500 vjetorit të kthimit të Skënderbeut në Shqipëri (1943), t’i kërkohet Fuhrerit, përmes Duçes, që në shenjë homazhi për popullin shqiptar, t’i dhurojë shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut, të cilat ruheshin në Vjenë.

Përgjigjen e z. Merlika-Kruja nuk e kemi në dorë, por sjellim këtu një tjetër dokument të vitit 1941, ku Ministria e Punëve të Jashtme njofton, mes të tjerash, Logotenencën e Përgjithshme Mbretërore, se shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut që ruhen në Vjenë nuk janë origjinale.

Ato ka dashur t’i emërtojë ashtu pronari i tyre, Arqipeshkvi Ferdinand (ndoshta nëpunësi ka dashur të thotë ‘Arqiduka’), për t’u rritur vlerën. Këto dokumente nuk janë të mjaftueshme për të sqaruar çështen e autenticitetit të armëve të Skënderbeut, por mjaftojnë për në na kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së tij, më 17 janar 1468.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë