Loading…
A janë të dëmshme bimët në dhomën e gjumit
  • 12/10/2017 | 13:03

...

Dilema e vetme ka të bëjë me vendosjen e tyre në ambientin e natës.


Prej kohësh ekziston frika se vendosja së bimëve në dhomën e gjumit mund të dëmtojë shëndetin, për shkak të çlirimit të dioksidit të karbonit. Por nëse mendojmë për sasinë e dioksidit të karbonit që çlirohet në një dhomë, arrijmë në rezultatet se ajo është e papërfillshme për të na dëmtuar.

Kështu që bimët në dhomën e gjumit nuk dëmtojnë shëndetin, gjithmonë nëse sasia e tyre është në raport të drejtë me hapësirën e dhomës. Përkundrazi, bimët në dhomën e gjumit mund të jenë relaksuese dhe ndihmë e madhe kundrejt pagjumësisë.

Ngjyra e gjelbër dhe kontakti më natyrën, ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Mjafton të mendojmë për një shëtitje në pyll apo pic- nic në park.

Këshilla jonë, është të vendosni në dhomën e gjumit, bimë dekorative si aloe vera ose potos, duke mënjanuar ato me shumë aromë që mund të na shqetësojnë gjumin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë