Loading…
A jeni të gatshëm për Revolucionin e katërt teknologjik?
  • 16/08/2018 | 19:43

...

“Ndryshimet janë aq të thella, sa nga perspektiva e historisë njerëzore, kurrë nuk ka ekzistuar një kohë e premtimeve më të mëdha apo rreziqeve më të mëdha”, shkruan profesori Klaus Schwab në librin e tij “Revolucioni i katërt industrial”

Bota tash ndodhet në fillim të Revolucionit të katërt teknologjik, përkatësisht Industrisë 4.0. Ai dallon bukur shumë nga tri revolucionet industriale të cilat i kanë paraprirë – përdorimi i makinës me avull, energjisë elektrike, paraqitjes së fabrikave dhe kompjuterizimi – për shkak se ka potencial për ta ndryshuar perceptimin tonë se çka do të thotë të jesh qenie njerëzore.

Çka është Revolucioni i katërt industrial?

Revolucioni i katërt industrial nënkupton ndryshime të mëdha e të pashmangshme në mënyrën e jetës, punës e të marrëdhënieve të njerëzve ndaj njëri-tjetrit, të shkaktuar me përvetësimin e sistemit cyber-fizik, Internetit të gjërave dhe Sistemit të Internetit. Me anë të implementimit të teknologjisë së mençur në fabrikat tona dhe në vendet e punës, makinat e lidhura njëra me tjetrën do të veprojnë bashkërisht, do të vizuelizojnë tërë zinxhirin e prodhimit dhe vetë do të marrin vendime, transmeton gazetametr.net.

Pritet që ky revolucion do të ketë ndikim në të gjitha disiplinat, industrisë e ekonomisë. Ndonëse në njëfarë dore Revolucioni i katërt industrial është zgjatim i kompjuterizimit nga Revolucioni i tretë, d.m.th. i revolucionit digjital të industrisë, për shkak të shpejtësisë, përhapjes dhe ndikimit në sistem, ky revolucion konsiderohet si një epokë e veçantë. Revolucioni i katërt industrial i çrregullon gati të gjitha industritë anembanë botës, dhe me shpejtësi që s’mbahet mend krijon ndryshime të mëdha në mënyrë jolineare.

Profesori Klaus Schwab në librin e tij “Revolucioni i katërt industrial” merret me potencialin e pabesueshëm të teknologjive, të cilat janë krijuar gjatë Revolucionit të katërt, si dhe me rreziqet e mundshme. Schwab thotë se “ndryshimet janë aq të thella, sa nga perspektiva e historisë njerëzore, kurrë nuk ka ekzistuar një kohë e premtimeve më të mëdha apo rreziqeve më të mëdha”. Krahas kësaj, Schwab ua ka frikën pushtetarëve, të cilët mendojnë tepër në mënyrë tradicionale dhe afatshkurtër, dhe konsideron se i injorojnë fuqitë potenciale çrregulluese dhe inovacionet të cilat e formësojnë të ardhmen tonë.

Cilat janë premtimet e Revolucionit të katërt teknologjik?

Vërtetë, njëri prej premtimeve më të mëdha të Revolucionit të katërt teknologjik është potenciali që të përmirësohet cilësia e jetës e njerëzve anembanë botës, dhe të ngrihet niveli i fitimit. Ata të cilët jetojnë në vendet e Botës së parë tashmë po i shijojnë përparësitë e botës së ndërlidhur, si edhe objekteve dhe pajisjeve të cilët janë krijuar për të shfrytëzuar teknologjitë. Teknologjitë e Revolucionit të katërt teknologjik madje mund të na ndihmojnë dhe të përgatitemi për katastrofa natyrore dhe potencialisht të evitojnë disa gjëra të dëmshme, të cilat i kanë sjellë revolucionet paraprake.

Cilat janë rreziqet e mundshme të Revolucionit të katërt industrial?

Qeveritë e botës do të duhej të planifikojnë dhe rregullojnë në mënyrë adekuate aftësitë e reja në mënyrë që të ofrojnë siguri për njerëzit. Tensionet shoqërore mund të rriten si rezultat i ndryshimeve ekonomike-shoqërore, të cilat i ka sjellë Revolucioni i katërt teknologjik. Në fakt, ai mudn t’i ndajë tregjet e punës në ato të cilat posedojnë aftësi të ulëta dhe me këtë marrin paga të ulëta dhe ekspertë të specializuar, të cilët marrin pagë të madhe. Kryesisht ata të cilët i pranojnë teknologjitë e reja posedojnë edhe mjete financiare për t’i siguruar, dhe një teknologji e tillë mund të shtojë edhe më tej suksesin e tyre dhe me këtë të shtojë edhe më shumë hendekun ekonomik. Disa punë do të bëhen të vjetruara. Pastaj, ndryshimet do të zhvillohen aq shpejt, sa madje edhe ata të cilët kanë në përparësi për shkak të dijes së tyre dhe gatishmërisë, nuk do të mund të përcjellin efektin e ndryshimeve, shkruan PC Press.

Si të përgatitemi më së miri për Revolucionin e katërt teknologjik?

Schwab fton prijësit dhe qytetarët që “bashkërisht të krijojnë të ardhmen e cila punon për të gjithë, me atë që në vend të parë i vë dhe i fuqizon njerëzit”, dhe se përherë duhet të përkujtojmë se “teknologjitë e reja para së gjithash janë vegla të krijuara prej njerëzve për njerëzit”. Njerëzit duhet të jenë proaktivë në formësimin e këtyre teknologjive. Kjo kërkon bashkëpunim botëror dhe pikëpamje të përbashkëtse si teknologjia e ndryshon formën e ekonomive, shoqërisë, kulturës dhe mënyrës së jetesës individuale. Kompanitë do të duhej të investojnë në infrastrukturë teknike dhe të zhvillojnë aftësinë e analizës së informatave. Të gjitha punët do të duhej të ndërmarrin hapat e duhur për t’u transformuar në organizata të ndërlidhura e të mençura, apo se shpejti do të humbin në konkurrencë.

Si shoqëri duhet të zhvillojmë prijës me aftësi, me ndihmën e të cilave do të udhëhiqnin organizatat gjatë këtyre ndryshimeve që s’mbahen mend. Si profesionistë, duhet t’i pranojmë ndryshimet, dhe të kuptojmë se ajo që punët tona nënkuptojnë sot mund të ndryshojë në mënyrë drastike në të ardhmen e afërt. Arsimi ynë dhe sistemi për trajnim duhet të përshtaten, në mënyrë që njerëzit të përgatiten më mirë për fleksibilitet e aftësi të mendimit kritik, i cili do t’u nevojitet për punët e së ardhmes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë