Loading…
A ka lidhje plakja me zbardhjen e flokëve
  • Jan 4, 2017 | 22:34

...

Flokët e thinjura janë shenjat e para të dukshme të plakjes.

Mirëpo, thinjat nuk do të thonë domosdoshmërisht plakje. Flokët gri shfaqen atëherë kur gjëndrat në kokë prodhojnë më pak melaninë, pigment që i jep flokëve ngjyrën e saj.

Mosha më e zakonshme kur fillojnë të shfaqen thinjat e para është në të 30-at edhe pse disa gra hetojnë thinjat edhe në të 20-at e tyre.

Mosha se kur plakeni është e lidhur me etninë tuaj si dhe historinë tuaj familjare. Për këtë, ju mund të pyesni prindërit dhe gjyshërit tuaj se kur ata kanë filluar të ballafaqohen me thinja për herë të parë.

Nëse mendoni se jeni duke u “zbardhur” herët, ekzistojnë një sërë arsyesh tjera pse po ndodhë kjo. Pirja e duhanit, për shembull, është njëra nga arsyet.

Faktorët mjedisor, sikurse ndotja e ajrit gjithashtu përbëjnë një tjetër faktor.

Në raste të rralla, plakja e parakohshme mund të jetë e lidhur me ndonjë arsye shëndetësore sikurse vitiligo (gjendje e cila bënë që lëkura të humb pigmentimin), anemia, problemet me hipofizë qapo gjëndrat tiroide.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë