Loading…
A keni telashe me gjumin? Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani assesi para fjetjes
  • 02/08/2018 | 15:05

...

Nëse keni probleme për të fjetur gjatë natës, bëni mirë të mendoni që shkaku mund të jetë ushqimi. Nëse jeni duke ngrënë gjëra të papërshtatshme për organizmin para se të bini për të fjetur, gjumin mund ta bëni më të mirë nëse ndaloni këtë shprehi, transmeton Gazeta Metro.

Pra, cilat janë ushqimet që nuk duhet t’i hani para se të fleni?

Sipas ekspertëve që kanë zhvilluar hulumtime të gjata për këto çështje, ushqimet që duhet të shmangen janë ato me kafeinë, duke përfshirë çokollatën e zezë. Kafeina ngrit nivelin e vetëdijes dhe kjo shkon në kontrast me gjumin. Madje, çokollata e zezë bën telashe për gjumin edhe nëse e hani gjashtë orë para gjumit.

Ushqimet me shumë proteina. Proteina stimulon oreksinën në tru, kimikat që na ndihmon ta kontrollojmë nëse jemi të uritur apo jo. Eksperimenti me minj ka treguar që oreksina i bën më aktivë.

Alkooli është gjithashtu faktor negativ për gjumin. Lënda që përmban alkooli shkakton ndërprerje të cikleve të gjumit dhe ëndërrimit, proces që e bën gjumin më kualitativ. Ushqimet tjera që janë të këqija për gjumin janë ato që përmbajnë shumë yndyrë dhe që janë të djegësa. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë