Loading…
A kishte të drejtë Marksi për kapitalizmin?
  • 01/08/2018 | 18:08

...

Karl Marks shpesh përshkruhet si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit 19’të.


Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë gjeneruar shekuj të debateve të forta, transmeton gazetametro.net

I lindur në Prusi, që tash është Gjermania e sotme, në Maj të vitit 1818.

Marksi besonte se kapitalizmi, që ishte në fillesat e tij atëbotë, kishte të meta serioze. Marksi pretendonte se në ndjekje të profitit, kapitalistët do të inkurajonin ideologjinë e tyre se puna është e mirë, ndërsa koha e lirë e keqe, dhe se gjërat materiale do të na bëjnë të lumtur.

Kjo duke përqafuar prodhimin masiv, duke i privuar punëtorët nga satisfaksioni në punë, në të njëjtën kohë duke eksploatuar klasën punëtore.

Marksi u përfshi në Ligën Komuniste, një grup i vogël i intelektualëve, të cilët dëshironin të shkatërronin sistemin klasor dhe të përhapin barazinë në pasuri.

Marksi shkroi ‘The Communist Manifesto’ më 1847 bashkë me Friedrich Engels, duke vënë vizionin marksist për një shoqëri; ku pasuria shpërndahet në mënyrë të barabartë, prona është publike, dhe ku shkollimi është falas për të gjithë.

Por Marksi ishte pak i njohur dhe pak i lexuar në atë kohë. Kur ai vdiq më 1883, vetëm 11 njerëz shkuan në funeralin e tij. Pas vdekjes së tij, idetë e tij lulëzuan.

Duke u bazuar në teorinë marksiste erdhi komunizmi; pranimi i një shoqërie pa shtet ku të gjithë janë të barabartë.

Komunizmi u bë një lëvizje globale, por ideali utopist i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë  dështoi që të materializohet. Komunizmi tiranizoi dhe varfëroi subjektet e saj dhe i vrau ata në dhejtëra miliona.

Sot kapitalizmi dominon botën. Por, shumë nga kritikat e Marksit nuk kanë qenë asnjëherë më relevante: Sot, pabarazia në mes të të pasurve dhe të varfërve është e madhe.

How Karl Marx was right about capitalism—and what he got wrong #OpenFuture

Posted by The Economist on Wednesday, 1 August 2018

Marksi parashikoi se kapitalizmi do të çonte në të pasurit që do të bëhen edhe më të pasur, ndërsa të varfërit do të vazhdojnë të mbesin të varfër. Ai kishte të drejtë.

Ai gjithashtu parashikoi se kapitalizmi do të çonte në ekonomi që her bie e her shpërthen. Marksi gjithashtu parashikoi se kapitalizmi do të çonte deri te globalizimi dhe se një grup i firmave do të kenë një dominim të madh në treg.

Megjithatë, Marksi nënvlerësoi aftësinë e kapitalizmit për të bërë të pasur çdonjërin; duke i bërë produktet më të lira: Që nga vitet e 80’ta numri i njerëzve në varfëri absolute ka rënë për rreth 1 miliardë.

Ai gjithashtu gaboi në lidhje me mundësinë apo aftësinë e kapitalizmit për të reformuar veten; duke krijuar shtete me mirëqenie që rishppërndajnë të mirat mateiale nëpërmjet taksave.

Ndonëse ka shumë për të mësuar nga Marksi, zgjidhja që ai ofroi ishte shumë më e keqe se sëmundja. Në të njëjtën kohë, nuk mund të thuhet se kapitalizmi i sotëm, i dominuar nga pabarazia e madhe dhe krizat financiare, ka triumfuar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë