Loading…
A pini mjaftueshëm ujë? Zbulojeni përmes kësaj tabele |FOTO
  • 17/07/2018 | 21:02

...

A duhet të pini ujë çdo ditë në sasi të mëdha? Është një pyetje që bëhet shumë shpesh këto ditë të nxehta.


Studimet kanë prodhuar rekomandime të ndryshme gjatë viteve. Por nevojat tuaja individuale të ujit varen nga shumë faktorë, duke përfshirë shëndetin tuaj, sa jeni aktiv dhe ku jetoni.

Asnjë formulë e vetme nuk i përshtatet të gjithëve. Por, duke ditur më shumë për nevojën e trupit tuaj për lëngje, do t’ju ndihmojë të vlerësoni sa ujë duhet të pini çdo ditë.

Uji është komponenti kryesor kimik i trupit tuaj dhe përbën rreth 60 për qind të peshës trupore. Trupi juaj varet nga uji për të mbijetuar. Çdo qelizë, ind dhe organ në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të punojë siç duhet. Mungesa e ujit mund të çojë në dehidratim dhe kjo do tu bëjë të ndiheni të lodhur.

Sa ujë ju nevojitet?

Që trupi juaj të funksionojë siç duhet, ju duhet të plotësoni furnizimin me ujë duke konsumuar pije, por dhe ushqime që përmbajnë ujë.

Shikoni tabelën më lartë, gjeni peshën tuaj dhe zbuloni sa gota ujë duhet të pini çdo ditë, transmeton shije.al. Mos harro, shëndeti vjen i pari!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë