Loading…
A po përgatitet 11 shtatori i ri?
  • 19/10/2017 | 14:54

...

Ministrja e SHBA për siguri të brendshme, Elaine Duke, duke u thirrur në informata të shërbimeve të inteligjencës, ka thënë se ekstremistët po planifikojnë sulm të madh, të ngjashëm me atë që kishte ndodhur më 11 shtator 2001 në New York.


Ekstremistët e Shtetit Islamik dhe grupet tjera terroriste po planifikojnë sulm të ri terrorist siç ishte ai i cili ndodhi më 11 shtator 2001, ka paralajmëruar ushtruesja e detyrës së ministrit të SHBA për siguri të brendshme Elaine Duke, ka publikuar sot “Daily Mail”.

Në ambasadën amerikane në Londër, Duke ka theksuar se xhihadistët kanë përdorur sulme me thika dhe me automjete në mënyrë që t’i mbajnë anëtarët të angazhuar, dhe se po planifikojnë edhe një “shpërthim të madh” të ngjashëm me atë të shtatorit të vitit 2001.

Ajo duke u thirrur në shënime të shërbimeve të inteligjencës, ka thënë se ekstremistët po planifikojnë rrëzimin e aeroplanëve dhe kështu të shkaktojnë numër të madh të viktimave civile, transmeton gazetametro.net

Siç ka theksuar, Shteti Islamik për momentin është në periudhën “kalimtare” ku po fokusohet për një sulm shumë më të madh.

Duke, e cila përndryshe ka shërbyer gjatë mandateve të tre presidentëve, ka thënë se “organizatat terroriste, qofshin ato të Shtetit Islamik apo të tjerë, dëshirojnë të kryejnë një shpërthim më të madh, siç kanë bërë më 11 shtator. Dëshirojnë të rrëzojnë aeroplanë, shërbimi i inteligjencës është i sigurt për këtë”.

Megjithatë, siç ka thënë, në ndërkohë, duhet të vazhdojnë me mirëmbajtjen e financave të veta, dhe të vazhdojnë të jenë në vëmendje dhe që përkrahësit e vet t’i mbajnë të angazhuar, dhe “për këtë ata përdorin sulme të vogla dhe janë të lumtur për ato”.

Krijimi i tmerrit është edhe caku i tyre dhe për këtë përdorin sulme me automjete, thika, shkaktojnë frikë dhe vazhdojnë të krijojnë shqetësim nëpër botë, por kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga sulmi i madh në aeroplanë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë