Loading…
AAK dhe AKR në konflikt për autostradën drejt Gjilanit
  • 23/02/2018 | 16:17

...

Debati për autostradën që çon në Gjilan është hapur edhe sot nga zyrtarët e AAK-së dhe AKR-së. Ishte, Behgjet Pacolli që dha vërejtje për trasenë e projektit të autostradës Prishtinë – Gjilan. Replikat po vazhdojnë edhe sot, Pacolli thotë se autostradën mund ta quajnë si të dojnë partnerët e tij të koalicionit, por sipas tij e vërteta është që kjo autostradë përshkon rrugët Lipjan-Gjilan.

Pacolli kritikon se kjo autostradë nuk është e mirë as për Gjilanin e as për Kamenicën. Sipas tij nuk i kontribuon as zhvillimit ekonomik.

Ndërsa, gjatë ditë së sotme zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, iu përgjigj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në vërejtjet e tij të djeshme për trasenë e projektit të autostradës, duke i thënë se nuk mund t’i plotësojnë dëshirat e tij.

Ky është statusi i tij i plotë në FB:

PËR AUTOSTRADËN LIPJAN – GJILAN

Miku im Rexha, Ministri i tij po edhe Kryeministri , sikurse edhe ish qeveria e kaluar, munden me e qujtë këtë autostradë edhe Prizren – Gjilan, ose për me u dok ma e madhe munden me ja lanë emrin edhe Durrës – Gjilan, por e vërteta është se kjo NUK është autostrada Prishtinë – Gjilan, por është Lipjan – Gjilan.

Autostrada Prishtinë – Dheu i bardhë do të duhej të ndërtohej në trasenë ekzistuese. Ndërsa si e tillë si u prezentua nuk është e mirë as për Gjilanin, as për Kamenicën, as për zhvillimin ekonomik të pjesës tonë, as për askënd në anamoravë. Për ma tepër të kthen afërsisht në kohën kur rrugën për Prishtinë, kamenicasit edhe gjilanasit e kanë ba përmes Ferizajit.

Autostrada në trasenë ekzituese të rrugës më duhet mua dhe bashkëqytetarëve të mi, mund t`i hyjë në punë 100 herë më shumë Rexhes dhe gjithë Gjilanasve, por nuk i hyn në punë personalisht Behgjet Pacollit bash për kurgjo, Ai thjesht po angazhohet që për Gollakun dhe Anamoravën të bëhet më e mira.

Qeveria Haradinaj mashtron Pacollin, largon autostradën nga Gollaku

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë