Loading…
Abdixhiku: Djemtë tanë ‘turbopatriotët’ i quanin tradhtar e mercenarë, por sonte morën përgjigjën e duhur
  • 11/10/2018 | 23:12

...

Deputeti nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Maltës.

Abdixhiku ka kujtuar kohën kur disa persona mendonin se Kosova nuk duhet të ketë kombëtaren e saj, kur lojtarët e Kosovës quheshin tradhëtar e mercenarë pasi kishin pranuar të luajnë për shtetin e tyre, shkruan gazetametro.net.

Por, sipas tij këta djelmosha këtyre siç i quan ai ‘turbopatriota’ po e marrin përgjigjen e duhur me lojën dhe sukseset që po tregojnë djelmoshat e Kombëtarës së Kosovës.

Postimi i plotë: 

A ju kujtohet?

Jo shumë larg nga sot djemtë e Kosovës ishin objekt fushate ofenduese nga ‘patriotë’ turbofolk që me naivitet sugjeronin se Kosova s’duhet ta ketë Kombëtaren vet. Se shteti ynë duhet lënë të poshtrohet nga secili kundërshtar që na vjen. Djemtë tanë i quanin tradhëtar e mercenarë; i shanin e fyenin veçse të njëjtit kishin vendosur të bënin gjënë më të madhe të mundshme për një shtet – ta përfaqësonin denjësisht Republikën e vet. Mbaj në mend dhe mesazhet falenderuese që asokohe mi dërgonin disa nga këta djem – tregonin presionin dhe padrejtësinë që ndjenin atëherë.

Turbopatriotët e mohuesit sot janë pakicë. S’ndihen më. Ata morën përgjigjen e drejtë nga djemtë më të zot të Republikës – në fushë dhe me kohë. Kombëtarja e Kosovës në futboll ngadalë por sigurtë po bëhet. Po bëhet madje e fortë. Por mbi të gjitha, refuzuesit e Kosovës përgjigjën më të mirë e marrin në secilin ballafaqim nga qytetarë tanë – në rreshta të pafund pritjeje, në emocionet e secilës shtëpi, në stadiume përplot edhe kur përballë kemi kundërshtarë si Malta e Ishujt Faroe.

Kjo është Kosova jonë; ky është shteti ynë!
Sot duhet të ndihemi krenarë të gjithë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë