Loading…
Abdixhiku kërkon shkarkimin e ministrit serb, Nenad Rikalo
  • 14/09/2017 | 13:22

...

Anëtari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Kosovës që të trajtojë akuzat që i janë bërë Ministrit Nenad Rikalo.


Abdixhiku ka thënë që është e domosdoshme që Rikalo të shkarkohet menjëherë, kurse Prokuroria duhet ta trajtojë menjëherë rastin.

“Po të kishte Prokurori ky shtet, dëshmitë rrëqethëse për torturat e Nenad Rikallos – pjesëtar i Beretave të Kuqe gjatë luftës në Kosovë – do të trajtoheshin qysh sot në mëngjes. Po të kishte Qeveri ky shtet, një paramilitar me histori torturuese si kjo, as që do të ishte pjesë e kabinetit të Republikës. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri. Pazaret e Lista Srpskas s’mund të mundin dinjitetin e viktimave shqiptare”, ka shkruar Abdixhiku.

Janë me dhjetëra qytetarë e dëshmitarë që pretendojnë keqtrajtim brutal të civilëve shqiptarë. Pretendimet e tyre s’kanë për të kaluar në heshtje. Do të bëjmë gjithçka, në Parlament e jashtë tij, për të marrë përgjigjet e duhura. Ftoj Prokurorinë e Kosovës të trajtojë pa vonesë pretendimet në fjalë.

Ministri serb ishte akuzuar nga disa banorë të lagjes Dardania të Prishtinës për keqtrajtim dhe torturim të shqiptarëve para luftës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë