Loading…
Abrashi përmend tenderët që Ahmeti u ka dhënë njerëzve të Vetëvendosjes
  • 14/11/2017 | 21:10

...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka akuzuar kundërkandidatin e tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmetin, njëherësh kryetar aktual i kryeqytetit, për dhënie të tenderëve për njerëz të partisë së tij.


“Kemi numër të madh të tenderëve të cilët jepen për familjarë, apo për asamblistë, apo për kandidatë për deputetë të subjektit politik Vetëvendosje”, ka thënë Abrashi në Rubikon të KTV’së.

“Pa dashur të përmend emra… është kompania që ka renovuar apo rindërtuar ‘Kurrizin’, e cila është pronë e njërit prej kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka treguar ai.

“Ajo vazhdimisht merr tenderë. Sikur në ‘Kurriz’, në sheshin ‘Luan Haradinaj’, e në sheshe të tjera”, ka shtuar Abrashi.

“Ose, kompania në të cilën ka punuar një drejtor për vite me radhë merr shuma të tenderëve të cilat kalojnë vlera miliona euroshe”, ka thënë kandidati i LDK’së.

Abrashi po ashtu ka thënë se Komuna e Prishtinës gjatë qeverisjes së Ahmetit karakterizohet edhe nga nepotizmi i lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë