Në tryezën ku LDK është duke prezantuar platformën e saj të Zhvillimit Ekonomik Lokal, po marrin pjesë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, anëtarë të kryesisë, deputetë kandidatë për kryetar të komunave dhe përfaqësues të bizneseve.
Kandidati për Prishtinën i këtij subjekti, Arban Abrashi ka thënë se në qeverisjen e tij në kryeqytet bizneset do të shihen si partnerë.
Ai më tej ka thënë se nuk ka vend për tu krenuar me ndaljen e ndërtimeve në qeverisjen e fundit, pasi që sipas tij kjo ka shkruar në dëm të bizneseve dhe qyteti.
“Do të shikojë edhe mundësinë se si mund të realizohet një projekt detaj në bashkëpunim me partneritetin publiko – privat për Metro”, ka thënë ai.
Më tej Abrashi ka theksuar se do të ndërtohen parkingje nëntokësore në disa pjesë të qytetit, duke vënë në theks edhe trenin urban dhe lidhjen e transportit me aeroportin.