Loading…
Adhuruesja e adrenalinës nuk frikësohet nga ura e frikshme, por shihni veprimin e djalit (Foto/Video)
  • 19/08/2017 | 20:31

...

Shumë njerëz kanë frikë nga lartësitë e mëdha. Kur gjendemi në ndonjë kat të lartë të një ndërtese, shtohen marramendjet dhe frika nga të rënit poshtë.


Kështu nuk ndodh edhe me një vajzë që është filmuar duke ecur nëpër një urë të improvizuar diku në Kinë. Siç shkruan Mirror, në urën që përdoret për rekreacion nga adhuruesit e adrenalinës, pasi gjendet qindra metra mbi male, vajza në fjalë ecte pa u frikësuar fare, edhe pse nga ajo pozitë shihej qartë humnera nën urë, dhe rreziku që i kanosej nëse ajo binte poshtë, transmeton Gazeta Metro.

Por, kështu njëjtë nuk ndodhi me një djalë, i cili e kishte radhën të kalonte nëpër urë pas vajzës. Sapo filloi ecjen, ai bërtiste që ura ishte shumë e lartë e që ai ishte shumë i frikësuar.

Edhe pse lëshon duart për të mos rënë, ai arrin të kalojë në anën tjetër, më në fund. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë