Loading…
Adoleshentja bëhet e pasur me këtë ide qesharake!
  • 12/06/2017 | 22:20

...

Një vajzë britanike e quajtur Beau Jessup është bërë e pasur vetëm me një ide të thjeshtë dhe gjeniale.


Në moshën 16-vjeçare ajo krijoi një faqe në internet, ku i sugjeron nënave emrat më të përshtatshëm për fëmijët e tyre.

Vajza ka kaluar një periudhë kohore në Kinë duke studiuar sjelljet e banorëve dhe në këtë mënyrë ajo ka zbuluar që nënat atje, kishin probleme me përzgjedhjen e emrave për fëmijët e tyre.

Për shtetasit kinezë, është e rëndësishme që të kenë një emër anglez sepse kjo gjë ua bën më të lehtë aftësinë për të komunikuar me kompani apo universitetet britanike dhe amerikane.

“Nënat në Kinë më treguan se një emër anglez për fëmijët e tyre është me rendësi jetike për ta sepse nuk është e mundur që të përdorin një emër kinez në postën elektronike apo në një kërkesë pranimi në universitetet britanike”, tregon 16-vjeçarja Beau Jessup për revistën Telegraph.

Në këtë mënyrë ajo krijoi në internet një faqe nga ku prindërit mund të gjenin emrin e përkryer për fëmijën e tyre.

Siç raporton noa.al, ajo ka sugjeruar në faqen e saj 12 karakteristika për nënat që dëshirojnë një emër anglez për fëmijën e tyre.

Për secilën nga nënat kineze që bën një kërkesë, ajo propozon tre emra.

Mund të tingëllojë çuditshëm por vajza ka arritur që nëpërmjet faqes së saj në internet, të fitojë 50 mijë sterlina në një periudhë kohore shumë të shkurtër, duke numëruar deri tani 221,000 propozime emrash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë