Loading…
Adriano dhe Toquel me “Poppa Bottle” në vendet e para në “Top Awards”
  • 12/10/2017 | 19:51

...

Artisti me i ri i “Mojo productions”, Adriano se fundmi ka realizuar këngën e tij të re “Poppa Bottle” këngë kjo e cila ka ardhur në bashkëpunim me reperin e njohur Toquel.


Adriano i cili me parë ka qenë i përfshirë edhe tek kënga e “Dehun” të cilën e interpreton Era Istrefi ka bërë bujë në top listat shqiptare me “Poppa Bottle”

Kjo këngë e cila është realizuar rreth një muaj më parë këto ditë është radhitur në vendin e dytë në Top Awards, shkruan Gazeta Blic

“Poppa Bottle” po ashtu edhe në kanalin e YouTubes është pritur mjaftë mirë ku për pak javë ka kapur mijëra klikime.

Ky është një indikacion i fortë që anëtaret e “Mojo Productions” janë në rrugën e duhur dhe tani po shihet që puna e tyre vetëm sa ka dalur në pah.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë