Loading…
Adriatik Kelmendi ka dy-tri fjalë për Ramiz Kelmendin, ia kërkon dorëheqjen
  • 20/03/2018 | 15:15

...

Gazetari Adriatik Kelmendi, ani nga qyteti i njëjtë me deputetin Ramiz Kelmendi, nuk i ka kursyer fjalët për të.


Gazetari Kelmendi ka thënë se deputeti Kelmendi ndodhet brenda një keqkuptimi, pasi sipas tij, ai nuk përfaqëson aty interesat personale apo të fëmijëve, por të votuesve, shkruan gazetametro.net.

“Ramiz Kelmendi ndodhet brenda një keqkuptimi të madh! Ai nuk është deputet për t’i përfaqësuar interesat personale, të fëmijëve të tij ose të bizneseve të tij. Ai është në Kuvend për ta përfaqësuar vullnetin e votuesve dhe të qytetarëve të Republikës”, ka shkruar gazetari Kelmendi.

Ai më tutje ka thënë se nëse për çfarëdo arsye heqë dorë që të përfaqësojë interesat e votuesve, sipas tij, deputeti duhet të japë dorëheqjen.

“Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ka qenë deputeti Kelmendi që ka dhënë arsye personale pse nuk do të marr pjesë në seancë, duke lënë të kuptohet se nuk do ta votojë Demarkacionin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë