Loading…
Aeroplani luftarak rus mbi Shtëpinë e Bardhë! (Video)
  • 11/08/2017 | 02:26

...

Aeroplani ushtarak rus ka kryer një fluturim mbi ndërtesat e Kapitolit, Pentagoni, Shtëpisë së Bardhë dhe ndërtesave tjera të rëndësishme të administratës së SHBA, ka lajmëruar sot ABC News.

“Të gjitha vendet anëtare të Marrëveshjes mbi qiellin e hapur mund të kërkojnë leje për fluturime vëzhguese mbi çdo pjesë të territorit. Kjo do të thotë se praktikisht mund të fluturojnë kudo që dëshirojnë”, ka deklaruar për “Politico” përfaqësuesi i Pentagonit, i cili deshi të mbetet anonim, me rastin e shkrimit në medie se rusët kanë fluturuar mbi “zemrën” e administratës amerikane.

“Procedura është e tillë që vëzhguesit rus të dorëzojnë listën e lokacioneve mbi të cilët dëshirojnë të fluturojnë, dhe më pas i jepet leja. Pastaj përpilohet plani i fluturimit për shkak të sigurisë dhe kushteve klimatike, por kryesisht të gjitha këto fluturime miratohen”, ka thënë ai, transmeton gazetametro.net.

Përfaqësuesi anonim i Pentagonit gjithashtu ka thënë se qytetarët e SHBA nuk duhet të brengosen sepse të gjitha këto fluturime kontrollohen.

“Ai mision ishte çështje rutine” , ka shtuar ai.

Më herët televizioni amerikan CNN ka kumtuar se aeroplani rus ka fluturuar mbi Kapitol, Pentagon dhe Shtëpi të Bardhë, si dhe mbi ndërtesat tjera të rëndësishme të administratës amerikane.

Aeroplani rus “Tupoljev-154-M” ka fluturuar edhe mbi Agjencinë qendrore të inteligjencës (CIA) në Lengli, Virxhini, si dhe mbi Kemp Dejvid dhe bazën ajrore Endrius.

“Ata vijnë këtu si edhe ne që shkojmë te ata. Ky është proces i marrëveshjes bilaterale.”, ka deklaruar një zyrtar tjetër anonim amerikan./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë