Loading…
Aferën me të madhe të “Volkswagen’it” rastësisht e zbuloi një student
  • 19/10/2017 | 13:30

...

Studenti zviceran Mark Besh dhe dy kolegët e tij nga studimet në Universitetin amerikan të Virgjinisë Perëndimore krejt rastësisht zbuluan skandalin në lidhje me motorët dizel.

Studenti zviceran Mark Besh dhe dy kolegët e tij nga studimet në Universitetin amerikan të Virgjinisë Perëndimore, kanë hulumtuar se si Volkswagen arriti të krijojë dizelin i cili lëshon aq pak gazra të dëmshme dhe kështu, krejt rastësisht, kanë zbuluar skandalin e madh në lidhje me motorët dizel.

Instituti për hulumtimin e emetimit të gazrave i profesorit Dan Carder ka pasur mjaftë eksperiencë me këto lloje të testeve e që ishin vendimtare, shkruan “Spiegel” gjerman, pajisjet mobile të prodhimit të vet, me të cilat testohej emetimi i gazrave të lëshuara në kushtet reale, transmeton gazetametro.net.

Siç pretendohet, zakonisht veturat në rastet e testeve të tilla vendosen në garazh në rrota të cilat simulojnë lëvizjen në trafik, dhe në këto kushte, softueri i posaçëm mund të mashtrojë “tavolinën e testit”, që nuk është e mundur me testet të cilat i kanë kryer Besh dhe dy kolegët e tij indian.

Rezultatet të cilat i kanë fituar, “i kishin lënë pa mend”, “Volkswagen’at Passat” të testuar kanë liruar 20 herë më shumë materie të dëmshme në ajër sesa është e lejuar, ndërsa “Volkswagen’at Jetta” madje edhe 25 herë më tepër.

“Mendova, ndoshta kam gabuar, dhe dyshova se diçka nuk është në rregull me instrumente”, ka thënë Besh dhe ka shtuar se kontrollet kanë konfirmuar se “Volkswagen” ka manipuluar sistematikisht softuerin në vetura.

“Aspak nuk e kishim për qëllim që dikë ta demaskojmë. Ishte veçse një punë e vogël hulumtuese, e cila u zhvillua në diçka të madhe. Pas raportimeve të para në medie mbi skandalin e dizelit, na ishte përfunduar jeta normale studentore dhe inxhinierie”, ka thënë Besh.

Besh tani është profesor-asistent dhe momentalisht punon në projektin hulumtues mbi gazrat e lëshuar nga kamionët./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë