Loading…
Afro 3 milionë dëme nga vërshimet në Suharekë
  • 19/08/2018 | 19:46

...

Afër 3 milionë euro konsiderohen të jenë dëmet e shkaktuara vetëm në infrastrukturën rrugore në Komunën e Suharekës nga vërshimet e 5 ditëve më parë.


Por, raporti me shifra të sakta për të gjitha dëmet, përfshirë edhe ekonomitë familjare dhe bizneset do të përfundojë të hënën.

Ndryshe, këtë të diel është bërë edhe dezinfektimi i rrugëve dhe oborreve.

Sipas kryetarit të kësaj Komune, Bali Muharremaj, nuk ka pasur asnjëherë dëme më të mëdha, raporton KTV.

Muharremaj, më tutje ka thënë që Komuna ka ndarë 400 mijë euro për t’u ndihmuar banorëve të prekur, por që shpreson se Qeveria do të ndihmojë me kompensim.

Të hënën në orën 14:00, kryeministri ka paralajmëruar vizitë në këtë Komunë për t’u njoftuar me shifrën e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, si dhe për të diskutuar për formën e kompensimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë