Loading…
Afrona i komenton Teutës në Instagram
  • 11/10/2017 | 23:17

...

Ndarja e këngëtarit Blero me aktoren Teuta Krasiniqi bëri bujë të madhe në medie. Pothuasje çdo lëvizje e tyre pastaj ishte në qendër të vëmendjes. Kështu, edhe lidhjet e reja të artistëve morën po të njejtin theks.


Blero dhe Teuta kanë një vajzë bashkë, Tarën, e cila bëri që lidhja e tyre të mos ndërpritet krejtësisht, por jo vetëm kaq, pikërisht Tara është ndërmjetësuesja e të dashurës së Bleros, Afrona Dikës me Teutën, pasi këto të dyja sot kanë një shoqëri mes vete, shkruan Gazeta Metro

Shoqëri kjo të cilës i paraprinë edhe afrimiteti që shprehin nëpër rrjetet sociale, të dyja edhe Teuta edhe Afrona. Kohë më parë vetë Teuta në një emision televiziv ka treguar se e ka ftuar të dashurën e ish-burrit të saj në shtëpinë e saj, ku sipas aktores kjo është normale, pasi nuk duhet të kenë armiqësi mes tyre.

Së fundi Afrona i ka komentuar Teutës një fotografi në Instagram ku kjo e fundit ka publikuar një fotografi të vajzave të saj, Tarës dhe Kaias (Kaia është vajza e dytë e Tetutës, nga martesa me Adonis Morinën) duke uruar kështu Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Për më shumë shihni foton poshtë dhe komentin e Afronës:

/gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë