Telefonat e prodhuara nga dy kompani kineze nuk janë të sigurt dhe duhet shmangur sepse mund të vidhen informacionet.
Gjashtë agjencitë amerikane të Inteligjencës paralajmëruan qytetarët të bëjnë kujdes në përdorimin e telefonave të markave kineze, të tilla si Huawei dhe ZTE, raporton CNBC.
Kjo pasi ka dyshime lidhur me sigurinë e qytetarëve amerikanë që përdorin të tillë telefonë. Gjatë një seance dëgjimore të mbajtur së fundmi në Senat, agjencitë e mirënjohur, CIA, NSA dhe FBI thanë se ka rreziqe që lidhen me telefonat Android të krijuara nga kompanitë kineze.
Gjatë dëshmisë së tij, drejtori i FBI Chris Wray tha se qeveria amerikane ishte “thellësisht e shqetësuar për rreziqet e lejimit të çdo kompanie apo entiteti që është i vëmendshëm ndaj qeverive të huaja që nuk ndajnë vlerat tona për të fituar pozita të pushtetit brenda rrjeteve tona telekomunikuese”.
Ai theksoi se në shumë raste këto pajisje mundësojnë kryerjen e një spiunazhi, dhe lejojnë modifikimin dhe vjedhjen e informacionit.