Loading…
Agjenti e konfirmon se gjiganti anglez po interesohet për Elseid Hysajn
  • 16/11/2018 | 16:18

...

Elseid Hysaj është në radarin e Chelseat


Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është duke u kërkuar nga Chelsea, që për trajner ka Maurizio Sarrin, transmeton GazetaMetro.

Agjenti i Hysajt ka bërë të ditur se Chelsea akoma është i interesuar për shërbimet e klientit të tij.

“Chelsea është ende pas Hysajt? Nëse e shihni Napoli po luan me Malcuit dhe po shikon lojtarë të tjerë, kjo do të thotë qartë se ka edhe pyetje”, ka thënë fillimisht Giuffredi.
“Ata që thonë ndryshe janë të keqinformuar”.

“Hysaj është një lojtar që mund të bëjë mirë në futbollin anglez, pasi ai është shumë fizik dhe është duke u shikuar nga klubet e mëdha”.

“A vlen ai 50 milionë euro? Për mua, ai ka vlerë 60 milionë euro,”.

Kujtojmë që gjatë verës Sarri u mundua që ta merrte me vete Hysajn te Chelsea, por plani tij kishte dështuar pasi Napoli vendosi ta mbajë futbollistin shqiptar. /GazetaMetro/.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë