Loading…
Agjentja e dyfishtë H21, Mata Hari
  • 13/10/2017 | 15:35

...

Mata Hari, spiune dhe kurtizane më e njohur në pop kulturë, është pushkatuar pikërisht para njëqind viteve, më 15 tetor 1917, pas, sipas shumë njerëzve, gjykimit të kurdisur.


E lindur si Margaretha Geertruida Zelle kishte arritur në Paris si 27 vjeçe, në nëntor të vitin 1903. E kishe braktisur Holandën, ku ishte lindur dhe bashkëshortin, oficer i marinës Rudolf John MacLeod, 20 vite më të vjetër. Duke e kërkuar fatin, u provua si modele, por kjo eksperiencë nuk ishte pozitive, trasnmeton gazetametro.net

Më vonë filloi të vallëzojë nëpër sallone private me emrin Lady May Leod, derisa nuk u bë e famshme me nofkën Mata Hari (Diell, në gjuhën malaje) duke ekzekutuar “vallëzimet indiane” për të cilat në të vërtet nuk dinte asgjë. I improvizonte nga kujtimet kur e kishte vizituar Indinë lindore holandeze, tani Indonezi, ku kishte shkuar me burrin.

Kështu filloi të ekzekutojë vallëzimet si hindu princesha dhe përfundoi plotësisht lakuriqe.

Ishte kurtizane e cila i kishte njoftuar ambasadorët, ministrat, princat dhe gjeneralët me aftësitë e bërjes së dashurisë.

Pas një kohe, interesimi për shërbime e saja fillojnë të binte dhe ajo bie në probleme financiare, dhe së shpejti edhe filloi Lufta e Parë Botërore.

Atëherë për të filluan të interesohen shërbimet e ndryshme të inteligjencës, të vetëdijshme se mund t’i shfrytëzojnë të njohurit e saj të shumtë. Së pari punoi për gjermanët, e më pas iu ofrua edhe francezëve.

Në fillim, në vitin, 1915 u kthye në Holandë. Atje në fillim të vitit 1916, me borxhe për shkak të jetës së saj mondane, pranoi që diplomati gjerman t’ia paguaj borxhet në këmbim që ajo të spiunojë për Gjermaninë. Ashtu u bë agjenti H 21.

Kur u kthye në Paris, e njoftoi kapitenin George Ladu, oficerin e shërbimit ushtarak francez të kundërzbulimit, i cili në fillim nuk i besoi shumë. Duke falënderuar asaj që u shoqërua me ministra, Mata Hari mendonte se është e gjithëpushtetshme. Ladu i kishte dhënë disa detyra por edhe kishte urdhëruar që të jetë nën mbikëqyrje, trasmeton gazetametro.net

U bë e dyshimtë gjatë verës 1916 kur u paraqitë në zyrën e shërbimit ushtarak të kundërzbulimit në bulevardin Sanit Germain, për të marrë lejekalimin për Vitel, ku në atë kohë Franca ndërtonte aeroport ushtarak. E morri atë, por fati i saj me këtë akt ishte vulosur.

Në janar 1917  u kap mesazhi i shërbimeve gjermane i cili provonte se H 21 është agjente e dyfishtë. Historianët tregojnë se gjermanët e dorëzuan me shumë dëshirë, duke e ditur se francezët do ta deshifrojnë mesazhin.

U arrestua më 13 janar në dhomën e hotelit “L’Elysee Palace” dhe u vendos në burgun e Saint Lazare.

Këshilli ushtarak e dënoi me vdekje më 24 korrik.

Para disa viteve shërbimi i inteligjencës britanike MI5 i ka zbuluar dokumentet mbi Mata Hari’n. Britanikët, të cilët e kanë ndaluar në një udhëtim në vitin 1915 në Britani të Madhe dhe e kishin hetuar rrënjësisht, pohojnë se ajo nuk i ka furnizuar gjermanët me informata të rëndësishme. Pikërisht e kundërta, thuhet në raport. Pretendohet se pas arrestimin në Paris nuk ka pranuar asgjë dhe se hetuesit i ka mbushur me një morri të thashethemeve.

Pas njëqindvjetorin e vdekjes së saj, francezët duhet ta hapin arkivin e vet dhe shumica presin se kjo do të tregojë se Mata Hari në të vërtetë ishte vetëm një “kurban” për shkak të një numri të madh të francezëve të vdekur në front.

Në ndërkohë, duke falënderuar famës së saj, pseudonimi i saj u bë sinonim për të gjitha spiunet-kurtizane. Jeta e gruas fatale dhe “spiunes legjendare” ishte temë për 250 libra dhe romane, dhe një numër shumë të madh të skenarëve të filmave, madje arriti edhe deri te baleti holandez./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë