Loading…
Ahmeti: Aktakuza në rastin e veteranëve erdhi si pasojë e protestave qytetare
  • 14/09/2018 | 17:47

...

Kryetari i PSD-së njëherësh kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës në rastin e veteranëve.


Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se dorëheqja e Blakajt dhe protestat e qytetarëve, kanë ndikuar që të fillojë ky proces, përcjell Telegrafi.

I pari i Prishtinës ka thënë se megjithatë më mirë vonë se kurrë.

Me poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ahmetit:

Aktakuzë nga prokuroria speciale në rastin veteranët. Duke marr parasysh dorëheqjen dhe prokurorit Blakaj, protestat e qytetarëve dhe krejt diskutimin publik që është bërë, shtrohet pyetja:

A do të ngritej kjo aktakuzë po mos të ndodhnin të gjitha ato më lartë?

Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Tani presim gjykim transparent e të drejtë.

Lufta kundër parregullsive në listat e veteranëve nuk është vetëm mbrojtje e parasë publike, është mbrojtje e vlerave dhe luftëtarëve të vërtetë.

 

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 15:10
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë