Loading…
Ahmeti: Çmimi i biletave të trafikut mund të rritet për 2-3 cent
  • Jan 11, 2017 | 23:53

...

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka treguar se me sistemin e ri të biletave, do të ketë bileta një orëshe, 1 ditore, 1 javore, 1 mujore e edhe 1 vjetore.


Ahmeti nuk përmendi se sa do të jetë çmimi i tyre, por tha se çmimi bazë pritet të rritet.

“Çmimi mesatar për një biletë momentalisht është 40 cent, ndërsa në diskutimet me BERZH-in është marrë vendim që ky çmim të rritet në 50 cent për shkak se duhet kthyer kredia. Mirëpo, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet tatimi nga biletat, dhe me këtë, rritja e çmimit do të shkojë në 2-3 cent ose do të mbetet siç është”, ka thënë kreu i Komunës së Prishtinës në Interaktiv të KTV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë