Loading…
Ahmeti e komenton vendimin e FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, gëzohet se do të luajnë prapë
  • 25/06/2018 | 20:51

...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit (FIFA) për kosovarët Xherdan Shaqirin, Granit Xhaken si dhe zviceranin, Lichtensteiner.


Ahmeti ka thënë se çfarëdo dënimi është i keq. Por sipas tij, me rëndësi është se dyshja nga Kosova do të luajnë në vazhdim të botërorit ‘Rusia 2018’, përcjell gazetametro.net.

“Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kujtojmë, se Xhaka dhe Shaqiri çmendën Serbinë duke shënuar dy gola në fitoren e Zvicres 2-1.

Ndryshe, ndeshjën e radhës Zvicra e zhvillon ndaj Kosta Rikës më 27 qershor nga ora 20:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë