Loading…
Ahmeti flet për rastin ‘Kumanova’, thotë se ka mundur ta ndal këtë ngjarje
  • 13/06/2018 | 22:11

...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se ka kërkuar që të zbardhet ngjarja në Kumanovë përmes një hetimi ndërkombëtar, përcjell Gazeta Metro.


Ai ka thënë se nuk e fshehë dhimbjen që ndjen, pasi disa prej personave pjesëmarrës në rastin Kumanova i kishte edhe ushtarë.

‘Atëherë dhe sot me dhimbje e përjetoj atë ngjare, kurrë se kam mohu që i kam njohur, i kam pas luftarë një pjesë të tyre, nuk më kanë tregu e kanë fshehur nga unë atë pjesë të aktivitetit, dhe unë kam kërkuar që kjo qështje të zbardhet përmes një hetimi ndërkombëtar dhe të dihet e vërteta,’ u shpreh Ahmeti në ‘pressing’

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ka pas ndikim tek ata njerëz dhe ka mundur t’i tërheq nga ajo ngjarje por s’e ka ditur.

‘Unë edhe sot se kuptoj dot pse ka ndodhur ngjarja, dhe andaj kam kërkuar  kërkuar të ketë hetim ndërkombëtar’, u shpreh ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë