Loading…
Ahmeti i përgjigjet Mustafës, ia përkujton deklaratën e vitit 2013
  • 12/10/2017 | 23:09

...

Shpend Ahmeti i është përgjigjur menjëherë Isa Mustafës. Pasi lideri i LDK’së tha që partia e tij ofron zgjidhje ku Arban Abrashi të jetë kryetar e Ahmeti zëdhënës i Komunës, ky i fundit u përgjigj po përmes rrjeteve sociale, duke ia përkujtuar Mustafës deklaratën e bërë para zgjedhjeve të vitit 2013, për fitoren në Prishtinë me duar në xhepa.


“Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë.

Arroganca e këtij njeriu ska kufi, por qytetari ja tregoj vendin në krejt zgjedhjet prej vitit 2013. E do të ja tregoj vendin edhe me 22 tetor edhe pse tash më nuk e ka guximin as me dal në zgjedhje. E ka guximin vec me u mshef prapa tjerëve me postime koti”, ka shkruar Ahmeti.

Mustafa, para zgjedhjeve të fundit lokale kishte aluduar në fitore të lehtë të tij ndaj Ahmetit dhe kandidatëve të tjerë, gjë që nuk kishte dalë të jetë e vërtetë. /gazetametro.net

LEXO EDHE: Mustafa: Abrashi kryetar i Prishtinës e Shpendi zëdhënës i Komunës

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë