Loading…
Ahmeti tallet me aksionin e PDK’së në sheshin “Zahir Pajaziti” (Foto)
  • 19/08/2017 | 15:11

...

Të enjtën, pas një shiu vërshues që ra në Prishtinë, Rinia Demokratike e Prishtinës ironizoi me kryetarin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti. Ata thanë se sheshit ‘Zahir Pajaziti’ të mbushur me ujë, “po i mungon vetëm Shpend Ahmeti me një jaht”.


Pjesëtarë të rinisë së PDK-së në Prishtinë, në shenjë ironizuese, kishin marrë me vete edhe mjetet e peshkimit në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

“Prishtina nuk ka lum për të peshkuar, por nuk ka as kryetar, i cili di të kujdeset për qytetin tonë. Përkundër këtyre, siç edhe po e shihni, tash në rrugët e Prishtinës është krijuar një lum, të cilit po i mungon vetëm edhe jahti dhe Shpend Ahmeti në të”, thanë të enjtën pjesëtarë të Rinisë Demokratike të Prishtinës.

E Ahmeti, i cili të enjtën kishte udhëtuar për në Milano të Italisë, i është kundërpërgjigjur kritikave një ditë më vonë përmes një postimi në Twitter.

Ai ka publikuar një foto të vërshimeve që kishin ndodhur në Londër, duke thënë: “Peshkim në Londër. A jeni për?”.

Uji që mbushi sheshin e Prishtinës të enjtën është larguar nga punonjësit e kompanive të kontraktuara nga komuna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë