Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka vizituar kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj. Ahmeti ishte i shoqëruar me kabinetin e tij, përcjellë Gazeta Metro.
Në këtë takim pati zotime për bashkëpunim si dhe Ahmeti u njoftua për projektet që po realizohen në kryeqytetin shqiptar.
“Bashkë me nënkryetarin e Komunës, drejtorët dhe kabinetin, vizituam Kryetarin e Bashkisë e Tiranës z. Erion Veliaj. Në këtë takim të përzemërt u njoftuam me projektet që po realizohen aktualisht në Tiranë, si dhe u zotuam për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy kryeqyteteve”, ka shkruar Ahmeti.
LEXO EDHE: Shpend Ahmeti ia huq për stadiumin e Prishtinës. /gazetametro.net