Loading…
Ai ka plan të fshehtë kundër Evropës
  • 11/01/2018 | 16:02

...

Hungarezët në një sondazh shtetëror e kanë hedhur poshtë idenë konspirative për të cilën Orban’i pretendon se e ka përpiluar Soros’i “me qëllim të shkatërrimit të BE’së”.


Hungarezët me shumicë të madhe e kanë hedhur poshtë të ashtuquajturin “planin e Soros’it” mbi vendosjen e imigrantëve në Bashkimin Evropian në bazë të sistemit detyrues të kuotave, ka publikuar zëdhënësi i qeverisë hungareze të mërkurën, duke u thirrur në rezultatet e përpunuara të sondazhit të qeverisë.

Gjithsej janë kthyer 2.356.811 pyetësor të mbushur, që përfshinë 2.178.320 në formë të shkruar dhe 178.491 tjera nëpërmes të internetit, ka zbuluar Zoltan Kovacs në konferencë për medie, transmeton gazetametro.net.

Duke folur për miliarderin amerikan me prejardhje hungareze George Soros, zëdhënësi  ka thënë se numri i atyre të cilët nëpër shtatë pyetje e kanë hedhur poshtë të ashtuquajturin “planin e Soros’it” më i madh se 2,3 milionë. Kjo është anketa më e suksesshme të cilën deri tani e ka zbatuar qeveria e Viktor Orban’it, ka përfunduar Kovacs.

Hulumtimi kishte të bëjë me të ashtuquajturin “planin e Soros’it” të cilin gjoja e kanë krijuar Soros’i dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian në takime të mbyllura në Bruksel që t’i detyrojnë vendet anëtare të BE t’i braktisin kuotat për imigrantë dhe t’i rrënojnë muret mbrojtëse nëpër kufij. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban pretendon se Soros është planifikuesi kryesor i cili qëndron prapa fushatës që Evropa të vërshohet me imigrantë nga Lindja e Afërt dhe Afrika.

Orban, përndryshe bursist i Shoqërisë së Hapur të Sorosit, i cili në ndërkohë kaloi nga liberalizmi në koncept plotësisht të kundërt politik, për pretendimet e veta për rolin e Soros’it në krijimin e planit të pretenduar për imigrantë nuk ka asnjë provë, ndërsa vet Soros i ka hedhur poshtë pretendimet nga anketa e Orbanit. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë