Loading…
Aida Dërguti shkarkohet nga posti i nënkryetares së Kuvendit?
  • 17/03/2018 | 18:36

...

Kuvendi i Kosovës mund ta ketë para vetës një “sfidë”, nëse Aida Dërguti ish-deputete e Vetëvendosjes nuk jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së Kuvendit. Kjo pasi, sipas njohësve të rregullores së Kuvendit, nuk është e sqaruar proceduralisht nisja e iniciativës për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit, përveç që për shkarkimin e nënkryetarit duhet 80 vota të deputetëve.

Deri më tani  Kuvendi i Kosovës nuk është përballur më një situatë të tillë, për shkarkimin e nënkryetarit, ndërsa që edhe për zgjedhjen e tyre ka pasur një konsensus mes partive politike në Kuvend, shkruan lajmi.net.

Në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës, posti i nënkryetarit të Kuvendit u takon tri grupeve më të mëdha parlamentare nga partitë shqiptare.

Aida Dërguti ishte zgjedhur në këtë post, si deputete e Vetëvendosjes, por pas kalimit të saj në Grupin e Pavarur të Deputetëve, asaj më nuk i takon ky post. Ajo ose duhet dhënë dorëheqje ose do të shkarkohet nga Kuvendit.

Por, sipas Valmir Ismailit nga Demokraci Plus, nuk specifikohet se si nisë procedura për shkarkimin e nënkryetarit, e në këtë rast sipas tij, nisma do të duhej të merrej nga Vetëvendosje.

“Deri më tash nuk ka pasur një rast të tillë dhe me aq sa kam kërkuar në dokumente nuk kam hasur një formë se si do duhej, por vetëm duhet 2/ 3 e votave të deputetëve, pra 80 vota. Ndoshta do duhej që të vinte nisma nga Vetëvendosje, pasi është pozita që ju takon atyre”, ka thënë Ismaili për lajmi.net.

Ai është shprehur se Dërguti në këtë rast do duhej të jepte dorëheqje, pasi nuk i takon ai post.

“Aida Dërgu në këtë rast ishte dashtë më dhanë dorëheqje, sepse tre nënkryetarët i takojnë tri grupeve më të mëdha parlamentare, që në këtë rast janë LDK, PDK, VV” ka vlerësuar Ismaili.

Aida Dërguti është në mesin e 12 deputetëve të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që kanë formuar grupin e ri parlamentar.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Dërguti nëse do të jap dorëheqje, por që kontakti më të ka qenë i pamundur.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që Dërguti të jap dorëheqje nga posti i nënkryetare së Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, përbëhet nga 6 anëtarë, një kryetar dhe pesë nënkryetar.

Pozita e nënkryetarëve ju takon tri grupeve më të mëdha parlamentare të partive shqiptare, dhe dy pozita janë për minoritetet.

Më të fundit
...
  • 13/12/2018 | 23:32
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë