Loading…
Ajri që po vret kosovarët
  • 15/11/2018 | 09:09

...

Gjatë kësaj jave, duke u bazuar në monitorimet e cilësisë së ajrit të lëshuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, cilësia e ajrit në Prishtinë ka qenë e pashëndetshme.


Me uljen e temperaturave  edhe këtë vit ndotja e ajrit në Kosovë ka shënuar rritje të madhe, duke e radhitur kështu Kosovën ndër vendet e para të botës për ndotjen e ajrit.

Para dy ditësh Prishtina është radhitur e katërta në botë për nivelin më të lartë të ajrit të ndotur. Për këtë shkak drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësinë Publike, Naser Ramadani, ka bërë apel që banorët e Prishtinës të rrinë në shtëpi dhe të mos i ekspozohen ajrit të ndotur. “Sonte qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar Ramadani në rrjetin e tij social “Facebook”.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit ka shtuar edhe numrin e pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore./zeri

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë