Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Mitrovicë-Pejë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.
Në këtë aksident, sipas zëdhënësit të Policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, janë lënduar gjashtë persona.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 12:30, në rrugën magjistrale Mitrovic- Pejë, segmenti rrugor fshati Runik. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha për KALLXO.com zëdhënësi Avni Zahiti.
Pas ndihmës së dhënë në QKMF Skenderaj, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.