Loading…
Aktori i njohur pas rrahjes përfundon parapa grilave
  • 03/11/2018 | 10:08

...

Aktori holivudian Alec Baldwin është arrestuar pasi që, pas grindjes rreth vendit të parkingut para shtëpisë së tij në Nju-Jork, e ka goditur vozitësin tjetër.

Baldwin është akuzuar për sulm e shqetësim, ndërsa AP transmeton se supozohet se aktori e ka goditur vozitësin në fytyrë gjatë grindjes.

Policia ka bërë të ditur se Baldwin (60) është arrestuar pak para orës 14 sipas kohës lokale në Uest Vilixh në Menhetën, transmeton gazetametro.net.

Baldwin ka thënë se një anëtar i familjes së tij ka të drejtë në vend-parkingun para shtëpisë në të cilin është parkuar shoferi tjetër. Ata dy kanë filluar të grinden e të shtyhen, e pastaj Baldwin e ka goditur shoferin 49-vjeçar, i cili është dërguar në spital për shkak të dhembjeve në nofull.

Sipas BBC-së, presidenti amerikan Donald Trump, të cilin Baldwin e imiton në shoun televiziv “Saturday Night Live”, i pyetur për arrestimin e aktorit, është përgjigjur: “I dëshiroj fat”.

Baldwin do të dalë para gjyqit më 26 nëntor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë