Loading…
Aktori Ilir Tafa: Rolin e Adem Jasharit mund ta luajë vetëm një aktor që ka fituar çmim Oscar
  • 09/03/2018 | 16:18

...

Lajmi se së shpejti do të realizohet filmi mbi Komandantin Legjendar Adem Jashari, tashmë është bërë temë diskutimi edhe për mediet në rajon.

Producenti kosovar Luan Kryeziu pati një përplasje në distancë me aktorin Rade Serbedzija, i cili u përmend si një prej aktorëve të mundshëm për rolin e Adem Jasharit.

Për mediet vendore janë prononcuar artistë e kineastë të shumtë, ndërsa mediet serbe e boshnjake, kanë kërkuar edhe opinionin e aktorit Ilir Tafa, se si i komenton deklaratat e dhëna ditë më parë edhe nga aktori i përmendur Rade Sherbexhija

Ja se si është përgjigjur aktori Ilir Tafa:

“Bota, në veçanti kohët moderne, nuk njohin hero si Adem Jashari! Historia e njerëzimit nuk njeh si sakrifica e tij dhe e familjes së tij për liri. Adem Jashari është ikonë e lirisë së Kosovës, dhe duke qenë se liria është vlerë universale – Adem Jashari është hero i njerëzimit!

Rade Sherbexhija është aktor i mirë, por jo aq i mirë sa për ta luajtur rolin e Adem Jasharit! Për mendimin tim, unë në kriteret e realizimit të filmit për Adem Jasharin, jo vetëm për rolin e tij, por edhe për skenar, edhe për regji do të kërkoja artistë të cilët kanë fituar të paktën një çmim Oskar!”, u ka thënë Ilir Tafa medieve serbe e boshnjake.

Ilir Tafa është aktor i njohur për publikun boshnjak e kroat, pasi ka qenë yll në disa prej serialeve më të famshme në këto vende.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë