Loading…
Aktori shqiptar ka hapur në Turqi teatrin ‘Tiyatro Teras’
  • 15/06/2017 | 16:14

...

Tiyatro Teras’ përpos si teatër, është edhe shkollë private e aktrimit.


Aktori dhe regjisori shqiptar Shyqyri Caushaj tashmë ka hapur teatrin e tij privat në Turqi që quhet “Tiyatro Teras”.

 Në inaugurim, kanë marrë pjesë shumë aktorë të njohur si Bennu Yildirimlar, Burak Tamdogan, Rana Cabbar e Cemrehan Karakas. Përpos tyre, i pranishëm ka qenë edhe aktori dhe këngëtari shqiptar Bertan Asllani me të cilin Shyqyriu ka një miqësi të mirë.

“Tiyatro Teras” përpos si teatër, është edhe shkollë private e aktrimit, arteve dramatike por e veçanta është se do të jetë edhe një klasë për shqipfolësit që duan të marrin lëndën e aktrimit duke mësuar edhe turqisht me profesorët më të mirë të diksionit dhe fonetikes.

Në këtë shkollë do japin mësim shumë profesorë nga Turqia dhe Perëndimi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë