Loading…
Aktorja shqiptare e Hollywoodit po mahnitë Amerikën
  • 11/03/2018 | 11:19

...

Në videon e publikuar në Youtube rreth 6 ditë më parë në rrjetin “The Talko” që mbante titullin “The Lives of The Rich Kids of Albania’’, mes gjithë ‘fëmijëve me lekë’ të vendit tonë, u fol edhe për .


Në video përmenden arritjet e saj si aktore e re në SHBA-të, por pyetja që duket se i ka lindur nga postimet e saj të Instagram-it është: “ Me çfarë pune merren prindërit e saj?”

Kush është në fakt Antoinette Kalaj?

32-vjeçarja është vajza e madhe nga 4 fëmijët e familjes Kalaj. Ndonëse vetë ka lindur dhe është rritur në Bronx, vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë.

Që në fëmijëri Antoinette dha shenjat e para të pasionit që kishte për të performuar apo për tu marrë me modeling. Jo vetëm kaq, por zbuloi se muzika dhe aktrimi ishin gjithashtu ëndrrat e saj.

Kur ishte 17-vjeç, ajo filloi të merrej me modeling dhe ja doli të bënte fushatën e saj të parë për markën e rrobave ‘The Limited’.

Ky, dukej të ishte vetëm fillimi për një nga vajzat më të pasura shqiptare. Gjatë kohës që jetonte në Michigan, ajo nisi të merrte leksione aktrimi.

Nuk vonoi shumë dhe Kalaj u shfaq tek “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, në rolin e sirenës, ku spikati dhe vendosi t’i përkushtohej aktrimit me kohë të plotë duke u zhvendosur në Los Angeles.

Projekti i radhës për të do të ishte ai në serialin e famshëm të “Gossip Girl”.

Filma të tjerë në të cilat ka marrë pjesë shqiptarja e lindur në Amerikë janë “Don Jon” në 2013-in krah aktorit Joseph Levitt dhe “Riddick” me Vin Diesel.

Antoinette duket se ja ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe të presidentit Trump dora vetë.

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instagram, urimin që presidenti i SHBA-ve i kishte bërë për ditëlindje.

“Gëzuar ditelindjen nga presidenti yt. Të premtoj që nuk do ta tregoj moshën!”- shkruan ai në Twitter.

Të gjitha këto janë prova që tregojnë se sytë e amerikanëve nuk janë rastësisht mbi ‘vajzën pasanike’ të Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë