Loading…
Akuza ndaj Samuel Eto’o: E la të birin të shtrirë në aeroport…
  • 19/07/2018 | 17:25

...

Samuel Eto’o vazhdon të jetë aktiv në futbollin e luajtur në Superligën e Turqisë, madje duke u paguar në shifra të konsiderueshme, edhe pse ka përfituar shumë në karrieren e tij te Barcelona, Inter apo Anzhi në Rusi.


Megjithatë, edhe pse ish-kapiteni i kombëtares kamerunase ka miliona euro në llogaritë e tij bankare, madje njihet edhe si bamirës në vendin e tij dhe jo vetëm, nëna e djalit të tij të dytë e akuazuar se ai nuk paguan detyrimet ligjore.

Maria Angeles Pineda ka nisur një betejë ligjore prej vitesh në lidhje me pagesën e ushqimit për djalin. Pineda pretendon se lojtari kamerunas është në borxh në shifrën e 16.400 eurove.

Beteja ka nisur që në vitin 2003, kur gjykata vendosi që për djalin të kujdesej nëna, ndërsa Eto’o duhet të paguante për ushqimin 3000 euro në muaj deri në moshën 16 vjeç (tani djaloshi është 15 vjeç).

Që në muajin prill sulmuesi nuk ka paguar. “U detyrova t’i bëja “screenshot” llogarisë sime bankare për t’i treguar se kisha vetëm 20 euro. Eto’o e sheh të birin pak herë në vit.

Në maj djali ishte inatosur për disa budallallëqe të tij dhe i thashë se duhej të harronte që ka një baba. E la të shtrirë në aeroport, nuk e futi në shtëpi. U tregua i pandjeshëm”, – ka thënë Pineda.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë