Loading…
Al Kaida, kërcënim më i madh se ISIS’i
  • 09/02/2018 | 08:35

...

Al Kaida mbetet kërcënim më i madh se grupi ekstremist Shteti Islamik në shumë rajone, thanë në një raport ekspertë të Kombeve të Bashkuara.


Raporti, i cili është parë nga agjencia Associated Press, thotë se rrjeti terrorist i Al Kaidës “është shumë rezistent” dhe mbetet kërcënim në vendet si Jemeni dhe Somalia.

Paneli i ekspertëve është duke monitoruar sanksionet kundër të dyja grupeve dhe i ka bërë vërejtjet në një raport për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët thanë se Al Kaida “mbetet kërcënim serioz brenda Gadishullit Arab, duke planifikuar sulme në Lindjen e Mesme”.

“Përveç kësaj, propaganda e Al Kaidës vazhdon të nxjerrë në pah një brez të ri të udhëheqësve të mundshëm, si Hamza Bin Laden, në përpjekje për të krijuar një imazh të ri për simpatizuesit e saj”, thanë ekspertët.

Hamza Bin Laden është djali i Osama Bin Ladenit, i cili ka urdhëruar sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator, 2001.

Ekspertët, megjithatë, nuk e minimizuan rrezikun nga Shteti Islamik, duke thënë se ai paraqet “kërcënim të madh dhe në zhvillim rreth botës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë