Loading…
Al-Khelaifi: Shpresoj se është e vërtetë që Real Madridi e respekton PSG-në
  • 14/09/2018 | 10:15

...

Real Madrid ka qenë i lidhur me Neymar muajt e fundit, por spanjollët nuk arritën që të nënshkruajnë me të dhe madje lëshuan një deklaratë zyrtare për të raportuar që ‘Los Blancos’ nuk janë të interesuar për 26-vjeçarin


Mediat në Spanjë vazhdimisht raportonin se Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit, por një transferim i brazilianit në Bernabeu nuk ndodhi, transmeton GazetaMetro.

Presidenti i PSG i pyetur nga ‘Marca’ se çfarë ndodhi me spekulimet për Neymar dha këtë përgjigje:

“Është pak frustruese nëse ne bëhemi real sepse nuk është në rregull për klubet tjera që të flasin me lojtraët tanë,” ka thënë Al-Khelaifi.

“Kjo nuk na ka pëlqyer neve dhe në një moment kemi diskutuar me Real Madridin. Ne kemi marrëdhënie të mira me ta dhe ata e respektojnë PSG-në dhe unë shpresoj që kjo është e vërtetë. Ne e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre Florentino Perez,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë