Loading…
Alarm nga bora: Ky vend po përballet me mot të ftohtë
  • 14/11/2017 | 13:40

...

Një portal në BeH raporton se Sarajeva mbrëmë ka lëshuar alarmin  e verdhë të motit si në kryeqytet, po ashtu edhe në një pjesë të madhe të BeH.


Kjo si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, të cilat siç raportohet, priten të rriten edhe më shumë në ditët në vijim.  Niveli i borës së rënë është parashikuar të shkojë nga 5 deri në 15 centimetra.

Edhe Kroacia është raportuar të ketë mbyllur autostradën A1 shkaku i stuhisë së fuqishme të borës që ka kapluar këtë vend.

Portali “Klix” ka raportuar se është ndaluar trafiku i kamionëve dhe  veturave që përdorin rimorkio. Në Mal të Zi, thuhet se është rritur niveli i lumenjve deri disa herë mbi normalen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë