Loading…
Alarmon ministri i financave: Rezervat e shtetit po shteren
  • 09/03/2018 | 13:23

...

Ministri i Finacave, Bedri Hamza ka alarmuar kabinetin qeveritarë lidhur me shpenzimin enorm të  rezervave shtetore.


Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Hamza tha se rezervat janë drejt fundit. Ai u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë që kërkesat buxhetore t’i paraqesin nëpër ministri, shkruan Insajderi.

“E para për të gjitha ngjarjet që do të ndodhin i lus të gjithë ministrat që t’i planifikojnë dhe t’i vendosin me kohë në buxhetin e ministrisë së tyre. E dyta nga çdo njëri prej neve që ka nevojë për rezerva të respektohet afati dhe e treta duhet me pas kujdes për kërkesat e ardhshme për shkak se gjendja e rezervës është duke shkuar nga fundi”, tha Hamza.

Vetëm sot nga rezervat, u ndanë 500 mijë euro për të shënuar vitin e Skendërbeut, për aktivitetet që do të shënojnë 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë