Loading…
Alban Nimani sulmohet fizikisht nga një profesor në Fakultetin e Arteve
  • 12/10/2017 | 14:08

...

Artisti Alban Nimani është sulmuar sot fizikisht nga një profesor. Sulmi fizik ka ndodhur në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë dhe si i tillë është edhe arsyeja pse Nimani ka vendosur që të japë dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Nimani, përmes një publikimi në Facebook duke thënë se është i zhgënjyer nga kjo sjellje e sidomos kur bëhet fjalë për institucionin ku ka ndodhur sulmi.

Gjeni pa ndërhyrje publikimin e Nimanit:

Te dashur miq,

Dua te ju informoj se sot, ne zyren e prodekanit te Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga nje profesor me marredhenie te rregullt pune qe quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fale zotit qe jam megjithate person gjakftohte.

Ky eshte niveli me i ulet ne te cilin mund te bie nje institucion publik i edukimit, e aq me teper nje Fakultet i Arteve.

Ky institucion ka rene nen cdo nivel etik, prandaj kjo leter eshte doreheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtines – Fakulteti i Arteve.

Mendoj se Universiteti publik i Prishtines “Hasan Prishtina” eshte pjese shume e rendesishme e ekosistemit shteteror te Kosoves dhe me dhimbje te madhe mendoj se kete ekosistem e kemi c’kerdhy, prandaj shpresoj se profesoret do t’i harrojne interesat personale dhe te mendojne dhe punojne per femijet dhe te ardhmen e ketij vendi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë