Loading…
Albatros Rexhaj një shuplakë të fortë për personalitetin e Luana Vjollcës (Foto)
  • 18/06/2017 | 13:44

...

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb”, përballë Fatmës dhe Aulonës, Albatros Rexhaj ka treguar më shumë për projektet e reja që ka së fundi, librin e tij të ri, blogun që ka ndër mend të hapë et.,, por është përballur edhe me pyetjet pikante të moderatoreve.


Ndërsa foli për marrëdhëniet e tij më gjininë femërore dhe “shumë” eksperienca me shije të ndryshme, Rexhaj tha se “kam arritur në përfundimin se femra është një mal pa fund…”

Megjithatë, pranoi se ngacmohet vazhdimisht nga gjinia femërore, madje edhe nga ajo e showbiz-it: “Më kanë ngacmuar edhe nga showbiz-i, por i kam rezistuar asaj…” – pohon ai me të qeshur duke theksuar vetën, por ndërsa vajzat e ngacmojnë me tëj nëse ka qenë një apo disa, ai lë të kuptohet se nuk ka qenë vetëm një.

Dhe si për ta vazhduar lojën me vajzat e showbiz-it, por në këtë rast duke u futur në profesionin e tij, Albatrosi është përballur me disa emra vajzash të njohura, për të cilat i është kërkuar të vendosë një titull poezie. I pyetur ҫ’titull do të mbante poezia për Encën, ai përgjigjet “Labirinti”, ndërsa poezia për Ҫiljetën do të mbante titullin “Ekstaza”. Po titulli i një poezie për Luana Vjollcën, cili do të ishte? Këtu Albatrosi tregohet më i keq e me dashje, provokues. Luanës do t’i vendoste titullin “Asaj i duket vetja e bukur”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë