Loading…
Albert Bunjaki reagon pas fitores së Kosovës ndaj Maltës
  • 12/10/2018 | 10:58

...

Albert Bunjaki, ish-përzgjedhësi i Kosovës ka uruar futbollistët për fitoren e arritur ndaj Maltës


Kosova e mposhti Maltën me rezultat 3-1 në stadiumin Fadil Vokrri dhe vazhdon të jetë e para në Grupin e 3-të të Ligës D, transmeton GazetaMetro.

Pas kësaj fitore ka reaguar edhe Bunjaki, i cili në të kaluarën ka qenë trajner i Kosovës.

“Duke qenë selektor i ekipit të Kosovës për disa vite me radhë, e di se sa shumë është dashur të punohet për të ardhur në këtë ditë për të shijuar fitoret” ka thënë Bunjaki.

“Por, duke e ditur përkushtimin e shumë njerëzve të mire që nuk kursejnë asgjë për ta quar futbollin kosovar përpara si në krye të federatës e deri te trajnerët që fillojnë edukimin e fëmijëve Kosovar me këtë sport, nuk dyshoj që rezultatet nuk do të na mungojnë”

“Edhe njëherë uroj nga zemra për këtë fitore djemtë tanë, dhe uroj që fitore të tilla të na gëzojnë edhe më tej,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë