Loading…
Albin Kurti nis ‘fushatën’, thotë se në VV aderuan 75 qytetarë
  • 18/03/2018 | 20:56

...

Ndonëse askush nuk flet për të, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka nisur një fushatë së bashku me anëtarë të tjerë të VV’së


Kurti ka thënë se në Vushtrri, të cilën e quan ‘dikur bastion të PDK’së, kanë aderuar sot 75 banorë të fshatit Stanoc i Epërm, shkruan gazetametro.net.

“Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë”, ka thënë deputeti i VV’së.

Në këtë takim me banorë Kurti thotë se ishte me deputetin Xhelal Svecla e nënkryetarin e Vushtrrisë, të cilët thanë se kanë folur para këtyre qytetarëve të cilët u anëtarësuan më pas në partinë e tyre.

Ndërkohë, jo vetëm VV’ja ka nisur një parafushatë. Edhe Nisma për Kosovën ditëve të fundit ka organizuar disa takime me qytetarë, të cilët më pas i kanë anëtarësuar në parti.

Ani pse këto fushata po shihen si indikacione se zgjedhjet mund të afrohen, në partitë në Kuvend nuk është parë ndonjë interes për të rrëzuar Qeverinë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë