Loading…
Albin Kurti: Rezultati i Vetëvendosjes është për vetëkritikë
  • 23/10/2017 | 22:29

...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pranuar se rezultati i Vetëvendosjes nuk është ai që kishin pritur, e madje për këtë ai thotë se duhet vetëkritikë.


Ish-lideri i kësaj partie tha se VV’ja ka pasur rritje, mirëpo kjo nuk korrespondon me rezultatin që kishin shpresuar dhe pritur, shkruan gazetametro.net.

‘Rezultati i zgjedhjeve lokale 2017 ishte gati dyfishim i atij të zgjedhjeve lokale katër vite më parë. Megjithatë, ky rezultat nuk ishte ai që shpresonim dhe as ai që prisnim. Sigurisht kjo duhet trajtuar edhe me vetëkritikë’, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, deputeti ka shtuar se ata duhet të bëjnë analiza për të parë se ku ka probleme VV’ja, siç ka thënë ai, duke u ndalur në të gjitha komunat.

Ai ka shtuar se këto duhet të jenë ditë të reflektimin pas rezultatit, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, Kurti ka përgëzuar kandidatët e VV’së që mbërritën në balotazh, duke thënë se këto komuna janë gjysma e Kosovës.

Ndryshe, VV’ja po llogaritet si humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve. Ajo u radhit në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në qershor si parti e parë, ndërkaq dje doli si partia e tretë në vend./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë