Loading…
Alibaba thyen rekord të ri, 30 miliardë dollarë shitje në 24 orë
  • 13/11/2018 | 09:01

...

Alibaba shkatërroi rekordin e tij për shitjet online. Kompania e madhe e tregtisë në Kinë tha se shitjet arritën në 30 miliardë dollarë për 24 orë të dielën, duke mundur rekordin e vet të vitit të kaluar prej rreth 24 miliardë dollarë shitje.

Në përgjithësi shitjet më të mëdha bëhen në Black Friday ose Cyber Monday. Por këtë vit Singles Day ka shënuar bumin për Alibaba.

Zhvillimi i kompanisë po vjen nën presion ekonomik të ngadalësuar të Kinës, rivalëve të rinj në industrinë e tregtisë elektronike dhe ‘luftës tregtare’ me Shtetet e Bashkuara.

Në total Alibaba arrit 30,802,477,608 dollarë shitje, një rritje rreth 27% në krahasim me totalin e vitit të kaluar në kurset aktuale të këmbimit.

Por rritja më e madhe ndonjëherë, ajo prej 40%, është regjistuar në vitin 2017.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë